Ashtu siç kishin paralajmëruar, në prag të fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, tifozët e Gjilanit, “Skifterat” ka ndërmarrë një iniciativë për të ndihmuar disa familje me kushte të rënda ekonomike.
Me paratë e kursyera nga derbi i fundit si dhe mbështetja e kryesisë së klubit, së bashku me disa biznese gjilanase, tifozët kanë shpërndarë pako ushqimore për 5 familje me vlerë nga 200€.