Sport

⚽️ “Ronaldo është fenomen, por unë kam teknikë më të mirë”

Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 13 June 2017

Rafael van der Vaart thotë se ka teknikë më të mirë se ish-shoku i tij i skuadrës te Real Madridi, Cristiano Ronaldo, por e përshëndeti yllin portugez si një “fenomen”.

Dy rrugët e kryqëzuara shkurtimisht në Madrid, pas arritjes së Ronaldos në vitin 2009 nga Manchester United, ku ai tashmë kishte fituar tre tituj të Premier League, Ligën e Kampionëve dhe Botërorin për Klube. 32-vjeçari ka ngritur kurorën europiane tri herë më shumë me skuadrën spanjolle dhe fitoi “Euro 2016” me Portugalinë. Van der Vaart, 34 vjeç, u bashkua me Real Madridin dhe u largua në vitin 2010 për t’u bashkuar me Tottenhamin, teksa pa mjaftueshëm, sa për t’u impresionuar nga Ronaldo.

-Advertisement-

“Ai është një fenomen, – tha holandezi ndërkombëtar, aktualisht pjesë e skuadrës daneze të Midtjylland, duke folur për “Ziggo Sports”. Ne që jemi stërvitur me të kemi mbetur më shumë të impresionuar prej tij. Unë guxoj të them se kam një teknikë më të mirë. Shumë njerëz do të thonë se jam larg Ronaldos, por është kështu. Kur e shihni atë në trajnim, është i jashtëzakonshëm”. Ronaldo e përfundoi sezonin 2016-2017 me 42 gola të shënuar në 46 ndeshje, në të gjitha garat, duke i dhënë fund sezonit me dy gola në finalen e Ligës së Kampionëve, kundër Juventusit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera