Sport

⚽️ Propozimi interesant i kryetarit të Plisave se si të formohet Qeveria e re

Autori: Gazeta inFokus 13:02 | 14 June 2017

Kryetari i Plisave, Albert Kastrati ka dalur me një propozim interesant lidhur me atë se kush duhet ta formojë Qeverinë e re.

Ai ka shkruar se kryeministër duhet të bëhet Albin Kurti, kryetar i Kuvendit, Ramush Haradinaj, ministër i Ekonomisë, Avdullah Hoti, zv.kryeministër, Behgjet Pacolli  dhe Fatmir Limaj, zv.kryeministër ose ministër.

Kujtojmë që koalicioni PAN ka dalur si partia e parë, Vetëvendosje me një rritje shumë të madhe të votave ka dalur e dyta, kështu duke lënë pas koalicionin LAA.tifoz

-Advertisement-

Ja postimi i tij në Facebook:

Analistat nuk din kurgjo, Ramushi nuk e tradhton kerkon ata e kan tradhtu gjith, Fatmirit ja paten plas zemren, Ldk-s po e dina krejt qka i kan bo, tash ka ardh koha e tyne me ju hakmar edhe me ju bashku VV, arsyje tjetr e Aak-s esht se i ka 10 vjet ne opozit nuk mun rrin mo, qeveria per her te par mun bohet pa shkije , qka dmth qe shkijet edhe Pdk-ja rrin ne opozit, e kta ju grahin projekteve shum te mdhaja qe i presin.

Albin Kurti Kryeminister
Ramushi kryetar i kuvendit
Avdulla Hoti Minister i ekonomis
Begjet Pacolli zvkryeminister
Fatmir Limaj zv kryeminister(ose far ministri)

Kshtu kan than amerikant, kryeminister komandanta ska, kshtu edhe osht ka del.

E Hashim Thaqi nese sja jep partis dyt mandatin me formu qeverin , kurr ma rrezik se ka pas per me u rrzu prej presidenti as at here kur u zgjedh./Periskopi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera