Sport

⚽️ Prishtina uron Besën, tifozët bombardojnë klubin (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 17:10 | 02 June 2017

Prishtina ka siguruar pjesëmarrjen në arenën ndërkombëtare si nënkampione e Kosovës fal fitores së Besës në finale të DigitAlb Kupës ndaj Llapit.

Me këtë rast, Prishtina ka uruar pejanët për trofeun e fituar. Po ashtu, klubi kryeqytetas ka uruar për rikthim në elitë edhe dy klubet kuq e zi, Flamurtarin dhe Vëllaznimin.

Megjithatë, urimi i Prishtinës nuk është mirëpritur nga tifozët e këtij klubi. Në faqen e klubit, aty ku bardh e kaltërti kanë uruar klubet rivale, komentet e tifozëve janë nga më të ndryshmet, por që gati të gjitha janë kundër, transmeton Gazetasheshi.com.

-Advertisement-

E kaluara e Prishtinës dhe Besës ka bërë që shumica e komentuesve të kërkojnë që postimi të fshihet.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera