Mbrojtësi i Flamurtari, Muaricio Leal është arrestuar nga policia e Vlorës mbrëmjen e djeshme për shkak se drejtonte automjetin pa leje drejtimi.
Leal nuk i është bindur urdhrit të forcave të rendit për të ndaluar, më pas është bërë dhe arrestimi i tij pas verifikimit të dokumentacionit.
Tashmë, i riu nga Brazili do të dalë para gjyqit me akuzat: “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.