⚽️ Nuk do ta besoni ku ka punuar Panucci para se të bëhej futbollist dhe trajner
Autori: Gazeta inFokus 16:17 | 21 July 2017
Si e ndieni këtë eksperiencë të re?
Vitin e shkuar kam refuzuar shumë situata, sepse nuk më kanë pëlqyer. Kur mësova një propozim serioz si ky, e pranova menjëherë. I kam treguar menjëherë gatishmërinë time presidentit.
Jua ka thënë presidenti fjalinë e De Biazit, që ju jeni “zgjedhje shumë e mirë”?
Unë e falënderoj Xhanin për fjalët e rëndë- sishme që ka thënë për mua, të cilat shtojnë përgjegjësitë e mia. Shpresoj që të bëj një punë të jashtëzakonshme siç ka bërë ai, sepse në të vërtetë ka bërë historinë në këtë vend dhe askush nuk do ta prekë kurrë atë që ai ka bërë.
Kush ju foli fillimisht për këtë mundësi për të drejtuar Shqipërinë?
Kam marrë një mesazh nga Denisi, i cili më shkruante nëse kisha dëshirë që të takoja Dukën si një kandidat mes shumë emrash për të marrë drejtimin e Shqipërisë. Nga ai moment kam pranuar dhe kam takuar presidentin në Durrës. Nga ai çast, pas dy javësh, presidenti Duka bëri selektimin dhe fatmirësisht më zgjodhi mua.
Kandidatët e tjerë janë edhe miqtë tuaj gjatë karrierës futbollistike dhe me më shumë eksperiencë. Pse mendoni se ju kanë zgjedhur juve?
Nuk e di. Mendoj se kam treguar karakter dhe personalitet. Gjithsesi, kam pasur eksperiencë në të shkuarën te Livorno. Ka qenë shumë e pafat, sepse mora një skuadër që ishte më e reja në kampionat dhe jam larguar nga presidenti kur isha i pesti në renditje. Më pas, ajo skuadër ka marrë 2 trajnerë me eksperiencë që kanë marrë 3 pikë të dy bashkë në 18 ndeshje. Ishte e rëndësishme për mua, sepse më rriti, por pas saj duhet të ndihesha gati. Në jetë ekziston profesioni, por edhe ana njerëzore dhe Shqipëria mund të më japë shumë.
De Biazi e tha si “ëndërr” kualifikimin në Europian, kurse ju si “objektiv”…
Mendoj se jemi një skuadër e mirë. Është e rëndësishme që të kuptohet që shumë lojtarë luajnë në Europë. Janë rritur dhe kanë vlera ndërkombëtare. Shqipëria ka treguar që është kompetitive. Gjithashtu duhet të kemi fat gjatë shortit të Europianit. Deri atëherë duhet të bëjmë mirë në këto 4 ndeshje të mbetura, pasi në Kombëtare nuk ka miqësore. Kur vesh fanellën e Kombëtares është një ndjesi e veçantë. Edhe vetëm një ndeshje me të mund të ngjallë interesimin e klubeve.
Çfarë ju kanë thënë miqtë për faktin që u bëtë trajner i Shqipërisë?
Shqipëria është një realitet i madh, jo vetëm sepse unë tashmë jam trajner i përfaqësueses. Shqipëria ka bërë mirë në këto vite dhe është mundësi e jashtëzakonshme dhe një prestigj për karrierën time si trajner. Prandaj, kam një pasion të madh përpara. Në të shkuarën kam pasur edhe një eksperiencë në Rusi me Kapelon dhe kam qenë si Tramexani me De Biazin. Më kanë thënë që do të jetë një eksperiencë e madhe, sepse këtu është një vend i kulturës dhe që futbolli është diçka e rëndësishme. E pashë edhe në Elbasan në ndeshjen e parë se sa e duan futbollin. Gjithashtu, Tirana është një vend i bukur. Kanë qenë të gjithë të lumtur për mua, familja, djali im, miqtë e mi.
Cila do të jetë gjëja e parë që do të bëni në Itali?
Për vetë mënyrën si jam gatuar, do të shikoj shumë ndeshje dhe do të mendoj për lojtarët. Për punën që duhet bërë pas 28 gushtit, kur ne do të fillojmë përgatitjet për sfidën që kemi. Deri atëherë unë do të mendoj për grumbullimin, por më pas të gjithë bashkë do të mendojmë për Lihtenshtejnin. Tani duhet të shoh minutazhin e lojtarëve. Më duhet të përgatis gjërat sepse në Kombëtare nuk ka kohë të punosh shumë. Duhet të marrësh maksimumin në aq pak kohë sa kemi.
Kapelo e ka përmendur që ka vetëm një mik në futboll dhe ai jeni ju. Keni folur me të, pasi u bëtë trajner i Shqipërisë?
Kam pasur një eksperiencë në Rusi, ku kishim disa probleme dhe kemi folur pak. Ai tashmë është në Kinë dhe qartësisht duhet të jetë i lumtur për mua. Ai ka qenë personi që më ka thënë se duhet të bëhesha trajner, kur tha: Nëse ti ke qenë trajneri im në fushë, tashmë është koha ta bësh nga pankina. Duhet ta bësh.Keni folur me ndonjë nga futbollistët e Shqipërisë?
Numrin ua kam të gjithëve, sepse m’i dha federata. Që nga ky moment, do të nis që të ndjek edhe ndeshjen e ndonjërit prej tyre nga afër, sepse është e rëndësishme që, mbi të gjitha, t’i njoh si njerëz. Dua të njoh karakterin, dëshirën dhe vullnetin e secilit. Dua që t’i ndjek që të shoh se si po përgatiten, pasi ndeshja e parë është delikate.
Do të ndiqni modelin taktik të Kapelos me katër mbrojtës?
Për nga karakteri apo sjelljet, unë dhe Fabio ngjajmë. Megjithatë, unë kam një mënyrë pak më ndryshe se si e shoh futbollin. Kërkoj që të luaj gjithmonë futboll dhe ta kërkoj rezultatin duke filluar nga prapavija dhe këtë gjë do të kërkoj nga skuadra. Shpesh do të luajmë me katër, por nuk është e thënë që s’do ta bëjmë edhe me tre, pasi edhe Xhani e ka bërë diçka të tillë, ndaj mund të luajmë edhe me tre mbrojtës. Megjithatë, duhet të kemi kurajë dhe duhet të dimë çfarë duhet bërë në fushë.
Edhe Livorno si ekipet e Kapelos nuk ishte i bukur, por fitues…
Te Livorno ishim skuadër që luanim mirë, krijonim më shumë dhe pësonim më pak deri në momentin që u dëmtuan sulmuesit. Ishte skuadër që ka bërë një kampionat të madh dhe do ta kishte mbyllur në atë mënyrë nëse presidenti nuk do kishte dëgjuar ndonjë personazh. Për këtë them që kam një ide tjetër të futbollit nga Kapelo. Ai ka pasur fatin që të stërvitë lojtarë të mëdhenj dhe nuk i është dashur që të punojë shumë.
Me disa lojtarë, De Biazi ka pasur probleme dhe Xhaka është një prej tyre. Mendimi juaj?
Do të thërras në Kombëtare lojtarët që do të më duhen. Gjithmonë kam pasur raport të qartë me lojtarët e mi. Në futboll, gjërat duhen bërë seriozisht dhe me personalitet. Me mua duhet të punojnë seriozisht dhe do të luajnë më të mirët. Dua raport korrekt.
Trajneri duhet të ketë apo jo miqësi me lojtarët?
Unë jam trajner dhe nuk drekoj me lojtarët, nuk shkoj në ditëlindjet e tyre. Futbollistët janë jeta ime, megjithatë në jetën personale nuk ndërhyj. Nuk shkoj as të festoj me ta. Ata mund ta bëjnë pas një ndeshje, unë jo. Lojtarët duhet të jenë miq në fushën e lojës për të vetmin objektiv: Të fitojnë ndeshjen. Mbase në dhomat e zhveshjes mund të mos kesh shumë miq, por në fushë me Kombëtaren, duhet të jemi të gjithë një.
Lidhja e tifozëve me Kombëtaren dhe e lojtarëve…
Lojtarët e Shqipërisë e kanë treguar gjithmonë që janë të lidhur me ekipin, por duhet të tregojnë që përfaqësojnë një popull, historia e të cilit më kanë treguar që ka qenë e vuajtur dhe tashmë po gjejnë kënaqësi me Kombëtaren.
Është diskutuar mbi një trajner i ri apo një me eksperiencë…
Të jem këtu, për mua është ndjenjë përgjegjësie dhe privilegji. Nuk e konsideroj Shqipërinë një ekip të vogël, pasi ka lojtarë që luajnë në të gjithë Europën. Mjaft të shihje kandidatët për pankinën dhe shihet sa është rritur.
Keni folur me ndonjë nga kandidatët?
Zenga është miku im. Me Sedorfi n kemi luajtur bashkë te Real Madrid. Gjithashtu tek Interi dhe janë njerëz që i respektoj.
Presioni për rezultatin, krahas mundësive, pasi keni jetuar me ekipe të mëdha…
Unë gjithmonë kam qenë një tip i ftohtë. Presionin duhet ta ndiejnë lojtarët. Megjithatë, kur dikush bën maksimumin, punon shumë, kërkon më të mirën dhe përpiqet që të luajë futboll, por përballë kemi një ekip si Italia apo Spanja që fiton, duhet t’u japim dorën dhe shkojmë në shtëpi. Megjithatë, duhet ta dinë që nuk është e lehtë ta mundin Shqipërinë. Për këtë, në fushë do të zbresim me qetësinë më të madhe, do të përpiqemi të argëtohemi, të luajmë futboll duke bërë maksimumin.
Trajner tolerant apo që nuk falni gabime, pasi ju vetë keni pasur një moment konflikti si lojtar me Kapelon…
Atë që kam bërë vetë me Kapelon kur kam qenë lojtar, në këto kushte nuk mund ta pranoj. As Kapelo s’e bëri dhe s’mund ta bëjë asnjë trajner. Duhet të respektohen rregullat. Momenti im me Kapelon ka qenë i veçantë se unë nuk duhet të luaja në atë ndeshje dhe ai më kërkoi një moment që të zbrisja në fushë, miqësisht i thashë jo. E, më pas, u kthye në çështje serioze, sepse kam luajtur gjithmonë me Kapelon.
Njerëzit nuk e dinë këtë…
E di. Njerëzit nuk e dinë që Kapelo më la në stol dhe më tha që “nuk do të luash se ke shumë minuta”. Gjithsesi, e përsëris që ka disa rregulla që duhen respektuar. Unë, në atë moment, e shkela dhe pagova. Lojtarët duhet ta kenë të qartë që zgjedhjet dhe vendimet i bëj me ndershmëri maksimale dhe duke i respektuar vetë lojtarët. Kush i vë në dyshim, le të ma thonë në dhomat e zhveshjes dhe i shpjegoj gjithsecilit pse nuk luan apo pse qëndron në tribunë. Fati i keq i trajnerëve është që luajnë vetëm 11 dhe të tjerët duhet të shkojnë në pankinë ose në tribunë. Zgjedhjen e lojtarëve e bëj pa asnjë problem.
Ka nevojë për emra të tjerë kjo skuadër?
Ka gjithmonë vend për të punuar. Kombëtarja është e hapur për të gjithë ata që mund të bëjnë të mundur që Shqipëria të fi tojë ndeshjen. Mënyra jonë e punës do të jetë e tillë që të kërkojmë të bëjmë sa më pak gabime dhe sa më mirë punën tonë.
Paga, keni folur shumë pak për këtë…
Sepse kam vënë përpara vetes sime përvojën, faktin që do të stërvis një kombëtare prestigji. Fjalët që presidenti Duka ka thënë për mua kanë qenë më të rëndësishme sesa paratë. Nëse do të mendoja që do të bëj “goditjen” e jetës me Shqipërinë dhe do ta kisha zgjedhur për paratë, do të gaboja rëndë.
Këtu jam për atë që më tha presidenti dhe për rritjen e futbollit shqiptar gjatë këtyre viteve. Për stafin tim, po e kam diskutuar. Presidenti më ka dhënë lehtësinë dhe mundësinë për të bërë lirisht zgjedhjet që dua. Nëse në të ardhmen do të jem i zoti dhe mund të drejtoj Real Madridin, atëherë do të diskutohen edhe paratë. Nuk ka para që të paguajnë kënaqësinë time tani.
Zidan, nga lojtar i madh është bërë trajner i madh…
Para se të merrte Realin, drejtoi skuadrën e dytë. Ndoshta e nisi me Realin me më pak se eksperienca që kam unë tani që po marr Shqipërinë. Gjithsesi, të drejtosh Realin është më e lehtë sesa Ternana apo Livorno. Megjithatë, ai është treguar shumë i zoti. Mori një ekip me pak ekuilibra dhe e përmirësoi shumë.
Është treguar një menaxhues i madh. Unë do të përpiqem që të bëj rrugën time dhe nuk kam shembuj. Do të jetë si karriera ime si futbollist, me shumë profesionalitet dhe seriozitet. Kush nuk e bën, nuk do të jetë në Kombëtare. Unë e respektoj veten time dhe kush nuk respekton punën, do të qëndrojë në shtëpi. Dyert janë të hapura vetëm për ata që e duan Kombëtaren.
Çfarë motivimi ka një njeri që ka luajtur futboll dhe është i pasur?
Ju e thoni që jam i pasur, por jam larguar si fëmijë nga shtëpia dhe shumë i varfër. Në moshën 15-vjeçare punoja në pikë karburantesh. Prindërit e mi ishin të varfër. Nga aty kam dashur që të bëhem lojtar “i rëndësishëm”. Kam pasur mundësinë që të fitoj tepër, por nuk e kam humbur kurrë dëshirën për të bërë më shumë. Atë dëshirë e kam ende brenda meje.
Kur fitoj, dua ta përsëris dhe nuk ngopem. Kur fitoj një ndeshje, jam me nerva, ndërsa kur humbas, kërkoj mënyra për t’u qetësuar. Kam entuziazmin e një fëmije. Kam një dëshirë shumë të madhe për ta bërë sa më mirë punën time dhe këtë dëshirë apo mënyrën time të punës dua tua përçoj lojtarëve. Kur të më ikë ky entuziazëm, do të nis të luaj golf siç ka thënë Guardiola.
Panuçi që nuk e njohim…
Një jetë e qetë, serioze. Kam kërkuar që t’i marr gjithmonë maksimumin karrierës. Kam një fëmijë, jam i dashuruar me një mike, me të cilën ndihem mirë. Kam dëshirë golfin kur nuk punoj. E dua artin dhe kam dëshirë të shkoj në kinema, në teatër… S’jam tip i fotografive, por kam atë botën time të vogël me miqtë dhe të afërmit e mi. Hobi kam golfin.
Impakti i parë për Shqipërinë?
Shumë e bukur. Më pëlqen shumë. Një vend që tregon ekonomi në rritje, me njerëz shumë të edukuar që e duan shumë Kombëtaren dhe futbollin.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për nesër
Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell. Mëngjesi do të jetë i ftoh...
-
Aksident në Prishtinë, nuk dihet për të lënduar
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë. Sipas pamj...
-
Kurti para mërgatës në Oslo: Dëshira e brezit të ri për ta mësuar më mirë prejardhjen e prindërve, në rritje
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar mërgatën në Oslo të Norvegjisë....
-
Aksident mes dy veturave në Ferizaj, lëndohet një person
Më herët eshte raportuar për një aksident mes dy veturave të tipit ‘Audi’...
-
Osmani takon Von der Leyen në Hungari: Vazhduam diskutimet e filluara në vizitën e saj të fundit në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në Hungari është taku...
-
Mimoza Kusari diagnostifikohet me kancer/ Ganimete Musliu befason me fjalët për të “Nga kjo studio…”
Sot Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VetëVendosje, Mimoza Kusari – Lil...
-
Ligji për Zyrtarët Publikë për herë të dytë në Gjykatë Kushtetuese
Pas dërgimit të Ligjit për Zyrtarë Publik në Gjykatë Kushtetuese, i njëjti si...
-
Thẹrẹt me thịkë një 21-vjeçar në Gjirokastër
Mbrëmjen e kësaj të premte në Urgjencën e Spitalit Rajonal Gjirokastër, është...
-
Kosova dhe Maqedonia e Veriut të gatshme për thellimin e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci bashkë me z...
-
Komisioni Evropian ngre alarmin, spiunazhi rus kërcënon zyrtarët në institucionet e Brukselit
Komisioni Evropian ka paralajmëruar zyrtarë e BE-së për një problem të spiuna...
-
Durrës: Shkarkohen nga anija kontejnerët me mbetje të dyshuara si të rrezikshme
Në Shqipëri, anija e e ngarkuar me 2100 tonelata mbetje industriale që dyshoh...
-
Rast shqetësues në Pejë, pesë nxënës ndiqen nga persona të panjohur me veturë me targa të Shqipërisë
E marta e 5 nëntorit, në rrugën “Bal Alia” të Pejës, rreth pesëdhjetë metra n...