Sport

⚽️ Nuk ndalen polemikat, Nexhat Dumnica ‘godet’ Gani Sejdiun me këtë deklaratë

Autori: Gazeta inFokus 17:28 | 30 May 2017

Vazhdojnë polemikat para ndeshjes finale të DigitAlb Kupës. Para pak orësh, drejtori i Llapit, Nexhat Dumnica kritikoi Prishtinën se krahas premiave që do t’ua japë futbollistëve të Besës në rast se fitojnë në finale, angazhuan edhe një trajner te Besa (Gani Sejdiu), i cili sipas Dumnicës, pas përfundimit të edicionit do t’i bashkohet kryeqytetasve.

I menjëhershëm ishte reagimi i Sejdiut, duke thënë se ai e as KF Prishtina nuk asgjë kundër Llapit.

Kjo deklaratë e ka shtyrë Dumnicën të reagojë sërish, duke vënë dyshime në atë se si Sejdiu mund të flasë në emër të Prishtinës.

-Advertisement-

”Me gjithë respektin që kamë për ju si trajner,më erdh mirë që më sigurove se ti si G.Sejdiu nuk ke asgjë kundër FC LLAPIT,mirpo më befasove fjalia që më sigurove që as fc Prishtina s’paska asgjë kunder neshë q’është kjo “shatell diplimaci preji jushë,në cilsinë e q’kafitë më sigurove që fc prishtina ska asgjë”, ka shkruar Dumnica, transmeton Gazetasheshi.com.

Finalja e madhe Llapi – Besa luhet nesër prej orës 16:30 në stadiumin ”Riza Lushta”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera