Sport

⚽️ Montella jep lajmin e madh për tifozët e Milan

Autori: Gazeta inFokus 18:36 | 29 May 2017

Vincenzo Montella ka thënë se lojtarë të mëdhenj duan të vijnë dhe të luajnë për Milanin.

Trajneri italian i Milanit, Vincenzo Montella ka folur për herë të parë rreth transferimit të Alvaro Moratas dhe Andrea Belottit.

Ai tha se këta dy lojtarë mund të luajnë së bashku në sulm dhe do të krijonin një sulm shumë të rrezikshëm.

-Advertisement-

Morata dhe Belotti po kërkohen me ngulm nga Milani, që do të bëjë disa përforcime të mëdha gjatë kësaj vere.

“Morata dhe Belotti e plotësojnë njëri tjetrin. Ata janë lojtarë shumë të fortë dhe do të punonin shumë mirë së bashku. Shumë lojtarë duan të vijnë e të luajnë për Milanin dhe kjo është fantastike”, tha Montella.

“ne jemi skuadër që lojtarë dëshirojnë të luajnë, edhe pse nuk jemi në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera