⚽️ ‘Mësuesi’ i Prishtinës
Autori: Gazeta inFokus 15:25 | 24 June 2017
Armend Dallku e kishte lënë dhe ishte kthyer në futbollin kosovar me klubet e izoluara tërësisht. Mirëpo, futbollisti vushtrrias do t’u kthehet ndeshjeve ndërkombëtare me FC Prishtinën dhe vitet e fundit të karrierës nuk mund të ishin më të mira. 34-vjeçari po dëshiron ta shkruajë historinë me Bardhekaltrit me paraqitjen në Europa League. Ai po mundohet që gjithë eksperiencën e fituar jashtë vendit t’ua transmetojë shokëve të skuadrës. Daljes së klubeve kosovare në Evropë mendon se mund t’ia shohin hairin lojtarët e rinj, shkruan sot, gazeta Zeri.
Armend Dallku e kishte lënë futbollin kosovar nën izolim, kur e kishte marrë rrugën drejt Evropës më shumë se një dekadë më parë. Por, futbollisti vushtrrias i gjeti prapë nën izolim të plotë klubet kosovare kur u kthye një vit më parë nga Ukraina, në të cilën luajti me sukses me ekipin e Vorsklas.
Megjithatë, veteranit të mbrojtjes i erdhi një tjetër mundësi për të luajtur në garat evropiane në vitet e fundit të karrierës. FC Prishtina u kualifikua në fazën e parë preliminare të Europa Leagues dhe Dallku, pasi e fitoi Superkupën e Kosovës me Bardhekaltrit tash do të jetë pjesë e historisë së këtij klubi, i cili do të marrë pjesë në garat evropiane për herë të parë.
Ish-përfaqësuesi i Kombëtares shqiptare ndihet i lumtur dhe i privilegjuar që do të jetë pjesë e gjeneratës që do të luajë për herë të parë në Evropë. Për të rikthimi në Kosovë ishte edhe më i mirë sesa e kishte paramenduar.
“Normalisht, ka qenë dëshirë imja ta përfundoj karrierën me një trofe apo me një histori, që ta shkruaj atë me klubin e Prishtinës. Është ditur prej momentit në moment që edhe futbollit të Kosovës do t’i hapen dyert e Evropës, kështu që jam shumë i lumtur që kemi arritur ta përfaqësojmë Kosovën në Europa League dhe dashtë Zoti të kemi rezultat pozitiv. Dhe, do të ishte një përfundim i karrierës, nuk po them këtë vit apo vitin e ardhshëm, por do të ishte diçka e mrekullueshme që të bëjmë diçka që të mbahet në mend në të gjithë historinë e klubit të futbollit Prishtina”, shprehet 34-vjeçari për “Zërin”.
Eksperiencën e ndan me të tjerët
Dallku ka eksperiencë të madhe ndërkombëtare. Ai ka zhvilluar 15 ndeshje në Europa League me Vorsklan, 8 në fazën kualifikuese dhe 7 në fazën e grupeve. Shtoja këtyre edhe mbi 60 ndeshje me Kombëtaren shqiptare, vushtrriasi ka aq shumë përvojë ndërkombëtare, saqë po mundohet ta ndajë atë me shokët e skuadrës, për të cilët kjo është dalja e parë në Evropë në një ndeshje zyrtare.
“Ne kemi obligim shtesë, unë si kapiten i ekipit në bashkëpunim me trajnerin dhe lojtarët, ne që kemi eksperiencë më të madhe t’i përgatisim futbollistët nga ana psikologjike. Dihet se futbollistët tanë nuk kanë përvojë në garat ndërkombëtare. Ne jemi duke punuar shumë me lojtarët, sidomos të moshës së mesme, pasi e kemi një ekip me moshë të re, që të paraqitemi sa më mirë dhe të mos i kapë ajo euforia, sepse do të përballemi me një kundërshtar diçka të jashtëzakonshëm. Mbetet për t’u parë se sa kemi arritur ta bëjmë punën tonë dhe shpresoj që ndeshjen e parë sidomos të kemi qetësi dhe mençuri brenda ekipit”, vazhdoi Dallku.
Mundësi ideale për të rinjtë
Deri tash futbolli kosovar ka qenë i izoluar dhe lojtarët mezi prisnin të dilnin në Evropë. Mirëpo Dallku insiston se tash ata e kanë mundësinë ta tregojnë veten edhe përmes futbollit të këtushëm.
“Unë çdo ditë bisedoj me lojtarët. Kjo mund të jetë një mundësi shumë e mirë për ta sepse pas shumë vitesh izolim është ndezur drita jeshile për klubet tona. Kështu që, kjo është një mundësi ideale për lojtarët që ta prezantojnë së pari veten e më pas edhe ekipin e tyre. Pa marrë parasysh se a është futbollisti i 11-shes së parë apo 18-shes po mundohem të bisedoj me të gjithë, sepse brenda një ndeshje mund t’i jepet një lojtari 10 minuta dhe këto 10 minuta mund të jenë vendimtare për karrierën e një lojtari. Interesi është i përbashkët: që lojtari ta tregojë veten dhe FC Prishtina të paraqitet sa më mirë në këto ndeshje dhe pse jo ta arrijë edhe kualifikimin”, shpjegon Dallku.
Maksimumin ndaj Norrkopingut
Kapiteni i Prishtinës zotohet se ai me shokë do ta japin maksimumin ndaj Norrkopingut, edhe pse e pranon se klubi më i madh në Kosovë nuk do të ketë punë aspak të lehtë me suedezët në Evropë. “Ne nuk futemi në asnjë ndeshje, si asnjë skuadër tjetër për ta humbur lojën. E kemi përpara një kundërshtar të jashtëzakonshëm, por ne do ta japim maksimumin për të dalë mirë nga kjo përballje”, vazhdoi ai.
Dallku e ka falënderuar klubin e futbollit Vëllaznimi dhe hotel “Jakovën” për mikpritjen gjatë përgatitjeve të prishtinasve, të cilëve thotë se u mungojnë përgatitjet jashtë vendit dhe ndeshjet miqësore ndërkombëtare në këtë periudhë, pasi e morën vesh shumë vonë se do të luajnë në Evropë.
Të tjera
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...