Në një intervistë për mediat në Katar, portieri legjendar Iker Casillas është befasuar nga sozia e Lionel Messit.
Casillas që për shumë vite ka ruajtur portën e skuadrës më të madhe ne botë, Real Madrid, ka folur për rivalin e tij Lionel Messin.
Dhe gjatë fjalëve të tij u ndërpre nga ‘Messi i Iranit’.
Casillas e mori me sportivitet dhe u mundua të komunikojë me djaloshin., por ai nuk fliste asnjë gjuhë të huajë.
Në fund Casillas ia dha një fanellë të Real Madridit të nënshkruar.