Sport

⚽️ Livoreka ende nuk ka nënshkruar për skuadrën e tij, ja çfarë thotë për të ardhmen (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 26 June 2017

Mensur Livoreka ende nuk ka vazhduar kontratën me ekipin në të cilin bënë historinë së bashku me shokët e tij, duke e inkuadruar Vllazninë nga Pozherani në Superligë.

Sulmuesi këmbëshpejtë nga Kaçaniku është vërshuar nga ofertat gjatë këtyre ditëve, por ka vendosur të presë ende.

“Jam në bisedime me tri skuadra nga Liga e Parë dhe një nga Superliga. Ende nuk kam vendosur mbi të ardhmen time, pasi që së pari duhet të bisedoj me skuadrën aktuale Vllazninë ndaj së cilës jam shumë falenderues, sidomos për tifozët e kësaj skuadre ‘Tigrat’, kryetarin Halimi dhe kryetrajnerin Sherifi”, deklaroi Livoreka për Gazetasheshi.com.

-Advertisement-

Fotografia e Mensur E. Livoreka

Livoreka i cili në të kaluarën kishte luajtur për skuadrën e Lepencit nga Kaçaniku ishte njëri ndër futbollistët kryesorë në suksesin e Vllaznisë drejt inkuadrimit në Superligë.

Fotografia e Mensur E. Livoreka

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera