Sport

⚽️ Liverpool e zëvendëson Coutinhon me dështimin e Dortmundit (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:15 | 27 May 2017

Liverpool ka kthyer sërish vëmendjen për sulmuesin gjerman të Borussia Dortmundit, Mario Gotze.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp dëshiron të punojë sërish me sulmuesin Mario Gotze, i cili së fundmi ka pasur probleme me shëndetin.

Verën e kaluar Gotze ishte kthyer në Dortmund nga Bayerni, por pjesën e dytë të kampionatit nuk ka luajtur, për shkak të problemeve me metabolizëm, ku ka shtuar edhe shumë peshë.

Kjo nuk është problem për Liverpoolin, skuadër e cila do të tentoj ta transferojë gjatë kësaj vere, shkruan Transfer Market Web.

-Advertisement-

Gotze shihet si zëvendësues i Philipe Coutinhos, i cili po kërkohet me ngulm nga skuadra e Barcelonës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera