Sport

⚽️ LIVE: Tjetër gol në takimin Dukagjini – Drita

Autori: Gazeta inFokus 17:20 | 04 June 2017

Dukagjini – Drita 1:1

64′ Gooool… Aksion fantastik i Dritës i nisur nga Denis Haliti që dërgon topin deri te Përparim Livoreka, i cili harkon për Semir Zenelin, i cili shënon me kokë.

58′ Nderim Nexhpi liron vendin për Alban Shillovën. Megjithatë, mesfushori mbeti i pakënaqur për zëvendësimin, duke kërkuar shpjegime nga shtabi teknik për këtë

-Advertisement-

52′ Përjashtohet trajneri i Dukagjinit, Severin Elezaj pas një diskutimi me asistentin e parë, Erduan Baliqi

50′ ‘Gardiani’ Haxhijaj fantastik me pritjen e tij pas goditjes me kokë të Kryeziut

47′ Dukagjini shfaqet i rrezikshëm me Labinot Jetullahun, i cili gjuan furishëm nga distanca, por jashtë kuadratit të portës së portierit Halimi

Nis pjesa e dytë

Përfundon pjesa e parë

35′ Gooool… Emanuel Zallaj ka realizuar super-gol pas harkimit të Bacaliut. Dukagjini në epërsi

28′ Kryeziu i Dritës tenton nga distanca, sërsish Haxhijaj në vend

21′ Drita rrezikon seriozisht. Leotrim Kryeziu kthen një top për Semir Zenelin, gjuajtjen e të cilit e priti portieri Haxhijaj

10′ Ndeshje e baraspeshuar, skuadrat luajnë kujdesshëm

Nis ndeshja

Formacionet zyrtare:

Dukagjini: Haxhijaj, Bacaliu, Palushaj, Haliti, Zallaj, Avdyli, A. Gashi, F. Gashi, Merlaku, Jetullahu, Dakaj. Trajner: Severin Elezaj.

Drita: Halimi, Kuka, Hashani, Dragusha, Gashi, Sejdiu, Ramadani, Kryeziu, Nexhpi, Zeneli, Livoreka. Trajner: Milaim Zuzaku

Gjyqtarë: Tahiri, Baliqi, Sekiraqa, Isufi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera