Sport

⚽️ Lirohet Liridon Leci, ja çfarë thotë pas daljes nga policia (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 02 May 2017

Futbollisti i Prishtinës, Liridon Leci është liruar nga policia pasi qëndori nën arrest për 48 orë, përcjellë IndeksOnline

Leci këtë veprim të policisë e ka quajtur absurde, dhe kjo gjë e prish imazhin e klubit dhe Federatës.

“Është absurde çfarë ka ndodhur, prishje imazhi personal, prishje imazhi për klubin, për Federatën. Më arreston një polic që nuk i din rregullat dhe më thotë se i keni shënuar dy gola dhe dy ditë do të qëndrosh i mbyllur. Por, pjesa tjetër e policisë dhe Majori i stacionit duke më kërkuar falje më ka thënë se kam drejt të qoj qështjen në të gjitha instancat dhe është turp për institucionin e policisë se çka ka ndodh”, ka thënë Liridon Leci i cili pas kësaj do të vendos për ankesat në instancat më të larta./IndeksOnline/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera