Sport

⚽️ Lëndime te Përfaqësuesja e Kosovës, Bunjaki e rikthen këtë futbollist në skuadër (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 18:12 | 08 June 2017

Trajneri Albert Bunjaku ka vendosur ta ftojë me vonesë në skuadër mbrojtësin Fanol Perdedaj.

Edhe pse u mendua se do të qëndroj jashtë listës së lojtarëve për ndeshjen ndaj Turqisë, Telegrafi merr vesh se Perdedaj ka marrë ftesë.

Mbrojtësi i djathtë iu është bashkuar Kosovës në grumbullim dhe do të stërvitet sot me pjesën tjetër të skuadrës.

-Advertisement-

Anëtari i Munich 1860, nuk ishte ftuar fillimisht nga Bunjaku që kishte deklaruar se ai nuk ka pasur minuta sa duhet.

25-vjeçari u ftua pasi te Kosova me lëndime janë Avni Pepa dhe Valon Berisha, ndërsa ardhjen e ka anuluar për shkak të lëndimit edhe Benjamin Kololli, Leart Paqarada e Elbasan Rashani.

Kujtojmë që Perdedaj është ndër lojtarët më të aktivizuar tek Përfaqësuesja e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera