⚽️ Legjenda e Kombëtares i lumtur me largimin e De Biasit
Autori: Gazeta inFokus 18:49 | 14 June 2017
Roland Luçi është shumë i lumtur që Gianni de Biasi është larguar nga Kombëtarja shqiptare.
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Roland Luçi, nëpërmjet një postimi në Facebook, nuk është kursyer në “lamtumirën” e tij ndaj Gianni de Biasit.
Ai i është drejtuar me tone mjaft kritike italianit të kuqezinjve për periudhën e qëndrimit të tij në Shqipëri dhe mënyrën se si u largua nga ajo.
Postimi i Roland Luçit:
“Dr. Xhani iku…
Mbas tangarllekut dhe megalomanisë dje në konferencën e shtypit që duhet të ofendonte çdo shqiptar të dinjitetshëm, Xhani i Kryeministrit tone, doktori i Çilit dhe Qytetari i Nderit i kushedi sa fshatrave shqiptarë, largohet përfundimisht nga drejtimi i Kombëtares sonë!
Rruga e mbarë zotëri, po kurrkund në botë nuk do të gjesh shesh e të bësh përshesh si në Shqipëri, nuk do të gjesh turma të harlisura që gërthasin për ty si të ishte Mesia, nuk do të gjesh Kryeministra e Presidentë që të vrapojnë mbas teje me dekorata në dorë, nuk do të gjesh bashki, qytete e katunde që të të shpallin qytetar nderi, nuk do të gjesh universitete hijerëndë të të gradojnë “doktor të nderuar”, nuk do të gjesh kund federatë që të plotëson tekat qindramijëeuroshe, nuk do të gjesh kund shtet që të japi pasaportën e tij që ti të fshehësh paratë, nuk do të gjesh dot ekip lojtarët e të cilit dhe t’i menaxhosh si një ndërmjetës ordiner.
Është e vërtetë që shkuam në Europian me ty, në Europian ku tashme shkojnë gjysma e shteteve të Europës dhe ky aktivitet vazhdon të quhet banalisht dhe ironikisht “finale”, në Europian ku marrin pjesë rregullisht kombe sa gjysma e tonit e nuk bëjnë kaq zhurmë sa ne, shkuam ashtu si shkuam, me një fitore dhe dy barazime në të cilat ke pjesën e meritës dhe ti. Të tjerat janë dëngla me të cilat dehen shqiptarët e infektuar nga komplekset e inferioritetit, shqiptarë të qorruar nga katenaçio-ja jote që nuk shohin se ti pate në dispozicion si i pari drejtues i Kombëtares një plejadë të plotë të djemve të Shqipërisë 10 milionëshe të lindur, rritur dhe integruar në Europe, luks që prej tani do ta kenë dhe pasardhësit e tu, po që nuk pati shansin ta kishte kurrkush nga paraardhësit.
Të mbajti FSHF në pëllëmbë të dorës dhe po ikën duke e akuzuar se të paska dhënë shumë pak, financiarisht shumë pak nga të ardhurat gjigande që i paske sjellë ti asaj dhe futbollit tonë.
Do të mbetesh ekzemplar i veçantë i sojit tënd që menjëherë mbas ndeshjes së fundit kualifikuese në Armeni ju turre Armand Dukës duke thirrur paturpësisht harpagonshe “hape thesin President”!
Udhë e mbarë të qoftë Xhan!”.
Të tjera
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...