⚽️ Latifi largohet nga Skënderbeu, ja destinacionet e tij të mundshme…
Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 26 April 2017
Klubi gjigant kroat, Dinamo Zagreb, si dhe ai belg, KAA Gent, duan të blejnë mesfushorin e Skënderbeut, Liridon Latifi. “Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta pranë drejtuesve bardhekuq se agjentët e të dyja klubeve kanë bërë vizita të shpeshta në Shqipëri gjatë javëve të fundit dhe janë takuar me zyrtarët më të lartë të korçarëve.
Drejtori sportiv, Haris Fakiç, disa herë është parë i shoqëruar në ndeshjet e Skënderbeut nga menaxheri i Dinamos së Zagrebit. Objektivi është i qartë: kroatët duan me çdo kusht mesfushorin, por më parë duhet të bindin presidentin Ardjan Takaj. Ky i fundit kërkon të përfitojë sa më shumë nga shitja e 23-vjeçarit dhe burime në klub tregojnë se presidenti synon minimalisht 800 mijë euro.
Një mundësi e artë u “dogj” në janar, kur për Latifin u interesuan disa klube, mes tyre edhe kampionët e Kazakistanit, Astana. Fakti që brenda gjashtë muajve të parë të sezonit mesfushori ishte aktivizuar në dy klube (te Kukësi në Ligën e Europës dhe më pas te Skënderbeu) dhe nuk kishte mundësi të kalonte te një i tretë (nuk e lejon rregullorja e FIFA-s), bëhej i pamundur transferimi në merkaton e janarit.
Megjithatë, përfundimi i këtij sezoni do të gjejë Latifin në një tjetër kampionat. Gazeta mëson se Dinamo Zagreb po insiston më shumë se të gjithë për të blerë kartonin e kosovarit që luan me Kombëtaren e Shqipërisë, por në lojë është edhe Lacio, me Igli Taren që e ka ndjekur vazhdimisht Latifin dhe është gati ta afrojë te bardhekaltrit. Natyrisht, “ofensiva” e italianëve mund të kalonte në plan të dytë ofertat e tjera, por gjithçka mbetet për t’u parë, teksa në fund do të vendosë Takaj.
Të tjera
-
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, kështu do të ndahen mandatet në Kuvend
VMRO-DPME fitoi zgjedhjet parlamentare të 8 majit në Maqedoninë e Veriut. For...
-
Konjufca uron Ditën e Evropës: Kosova duhet të anëtarësohet pa kushte shtesë në KiE
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar n...
-
Sot Dita e Evropës, festë zyrtare në Kosovë
Sot është Dita e Evropës, e cila tradicionalisht festohet më 9 maj të çdo vit...
-
Moti sot me vranësira e shi
Sot parashihet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shk...
-
Konjufca: Kosova meriton dhe duhet të anëtarësohet pa kushtëzime shtesë në KiE
Në rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës, kryetari i Kuvendit Glauk ...
-
Takohen O’Brien, Escobar dhe Lajçak, i koordinojnë strategjitë për Kosovën e Serbinë
Asistent Sekretari i Departamentit të Shtetit, Jim O’Brien, ka pritur sot në ...
-
Osmani: Kosova storie suksesi e mbështetjes së SHBA-së, Serbia po punon kundrejt gjithçkaje
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se pati një diskutim përmbajtësor ...
-
Me tupana dhe flamuj, VLEN festë të madhe edhe në Tetovë
Me tupana dhe flamuj, VLEN feston edhe në Tetovë rezultatin zgjedhor për zgj...
-
Këto janë rezultatet nga numërimi i më shumë se gjysmës së votave në zgjedhjet kuvendare në Maqedoninë e Veriut
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e rezultateve të pa...
-
Zyra e BE-së në Kosovë shpall “Evropianin e vitit”
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë për vitin e nëntë radhazi ka ndarë çmimin...
-
Presidencialet në RMV: Siljanovska Davkova po prin ndaj Pendarovskit
Kandidatja për presidente në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silja...
-
BDI shpall fitoren në Tetovë
Sot në Maqedoninë e Veriut, janë mbajtur dy procese zgjedhore. Është zhvil...