Sport

⚽️ Lamtumirë Watford, Behrami te klubi me trajnerin e njohur për të gjithë tifozët shqiptarë (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 17:08 | 11 June 2017
Valon Behrami mund të transferohet në Zvicër.

Paolo Tramezzani pritet të firmosë nesër kontratën e tij si trajneri i Sionit në kampionatin zviceran të futbollit. Një klub me më shumë emër, ku mund të përfitojë ekonomikisht, por edhe mundësia për të afruar lojtarë më të njohur se te Lugano, e bën atë klubin perfekt ku Tramezzani të bëjë praktikën derisa të shkojë në Itali drejt një skuadre më të rëndësishme.

Për teknikun parashikohet një kontratë trevjeçare, një kusht ky që u është vënë drejtuesve në momentin e negociatave, edhe pse ata synonin t’i ofronin një marrëveshje vetëm për dy sezone. Ndërkaq, ka filluar menjëherë puna për të piketuar lojtarët që do të afrojë tekniku i cili ishte ndihmësi i Gianni De Biasit deri në fundin e vitit 2016.

Gjatë këtyre ditëve është përfolur për shumë emra shqiptarësh të cilët Tramezzani mund të marrë me vete të klubi i ri, por për momentin, i vetmi që konfirmon bisedimet zyrtarisht me Sionin është mesfushori i Zvicrës, Valon Behrami.

-Advertisement-

“Kemi biseduar me Sionin është diçka serioze. Do të ishte një sfidë, pasi nuk kam luajtur asnjëherë në kampionatin zviceran”, tha futbollisti i cili deklaroi se për të, kjo do të ishte kontrata e fundit e karrierës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera