Përveç reflektorëve, në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë është bërë edhe testimi i zerimit.
Ka qenë himni i Ligës së Kampionëve që dhuroi emocione edhe pse gjithçka ishte fazë testimi.
Megjithatë, stadium në Mitrovicë nuk është i pari që dhuroi emocione të tilla.
Himni i garës me prestigjioze evropiane ishte lëshuar para disa muajsh edhe në një stadium të Ligës së Dytë, shkruan Gazetasheshi.com.
Në takimin e zhvilluar mes Lugut të Baranit dhe Ratkocit, në momentin që lojtarët kanë dalë në fushë, është lëshuar në sfond himni i Ligës së Kampionëve.
Lugu i Baranit dje dështoi ngritjen në Ligën e Parë, pasi në barazh u mposht nga Rahoveci.