Malaga ka përfshirë Xherdan Shaqirin në mesin e lojtarëve të saj. Skuadra spanjolle, Malaga ka bërë një gafë të madhe, duke përfshirë Shaqirin në mesin e lojtarëve të saj për sezonin 2017/18.
Shaqiri është pjesë e Stoke Cityt dhe nuk do të largohet gjatë kësaj vere nga Premierliga. Por, Malaga lojtarin e ka vendosur në faqen zyrtare të saj, si pjesë e lojtarëve të tjerë.