Sport

⚽️ Kush fitoi më shumë në shitjen e Pogbas?

Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 09 May 2017

Kthimi i Paul Pogbas në Manchester United ka qenë marrëveshja e shekullit, tashmë kjo është e sigurt. Shifrat marramendëse të transferimit, por kush ka fituar më shumë nga kthimi i mesfushorit në Premier Ligë, Manchester United?, Juventusi? apo vet Pogba?

Megjithatë asnjëri prej emrave të lartpërmendur nuk kanë fituar më shumë se agjenti i njohur, Minio Raiola që thuhet se ka fituar plotë 45 milionë euro.

Francezi u transferua në “Old Trafford” me shumën 100 milionë eurosh, e që 27 milionë shkuan në xhepin e Raiolas. Por për të janë bërë gati tashmë edhe 15 milionë të ardhura shtesë.

-Advertisement-

Përveç kësaj, Mino merr rreth 2.5 milionë dollar në komisionet për të pasur në operacionin me agjencinë e tij “Uuniqq Sarl” që paguhet nga Pogba. Këto shifra marramendëse e bëjnë Raiolan menaxherin më të pasur në botë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera