Sport

⚽️ Kosova apo Zvicra, vendos Hadërgjonaj

Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 28 July 2017

Mbrojtësi Florent Hadërgjonaj, nuk do të luajë për përfaqësuesen e Kosovës. 22-vjeçari e ka njoftuar përzgjedhësin e Kosovës, Albert Bunjaki se nuk do t’i bashkohet Kosovës në katër ndeshjet e fundit eliminatore për kampionatin botëror “Rusia 2018”, shkruan sot Koha Ditore.

Por burime të gazetës të afërta me lojtarin, thonë se ai tashmë ka ndarë mendjen që të vazhdojë të luajë me Zvicrën dhe se nuk bëhet fjalë për t’iu bashkuar Kosovës pas këtyre katër ndeshjeve të mbetura eliminatore.

Hadërgjonaj i kontaktuar nga gazeta nuk ka pranuar të flasë për këtë temë.

-Advertisement-

“Nuk dua të flas rreth kësaj teme. Bisedoni me menaxherin tim, Erdin Shaqiri”, ka thënë Hadërgjonaj. E me Erdin Shaqirin, vëllanë e Xherdan Shaqirit që luan për Zvicrën, gazeta nuk ka arritur të kontaktojë të enjten.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera