Sport

⚽️ Koment interesant i Dallkut për shortin e Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 19 June 2017

Kapiteni i Prishtinës, Armend Dallku ka komentuar shortin e skuadrës së tij, teksa e vlerëson si të pafat. Prishtinasit do të ndeshen me suedezët e IFK Norkoping.

“Kundërshtari më i vështiri na takoj neve. Të jem i sinqertë, nuk kam dashur të përballemi me ekipe skandinave, por ky është shorti, ky është fati jonë që duhet të ballafaqohemi”, theksoi Dallku.

”Skuadrat skandinave kanë një stil të lojës më ndryshe nga ekipet e Ballkanit. Bëjnë presion më të madh, vrapojnë shumë. Duhet të përgatitemi sa më mirë”, shtoi kapiteni i Prishtinës, teksa ka shpresa se mund ta kalojnë këtë rreth.

-Advertisement-

”Ne besojmë se mund t’ia dalim, por paraprakisht duhet të marrim informacionet e nevojshme për pikat e forta dhe të dobëta të ekipit”, përfundoi Dallaku.

Gjatë karrierës së tij si futbollist, Dallku është ndeshur me kundërshtarë shumë më të fortë sesa ekipi suedez.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera