Sport

⚽️ Kjo Kombëtare mund ta bëjë sefte stadiumin “Adem Jashari”

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 09 June 2017

Renovimi i stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë ka hyrë në fazën finale të saj. Kanë mbetur edhe shumë pak punë për t’u kryer në mënyrë që klubet të plotësojnë edhe kriterin e fundit të UEFA-s, atë infrastrukturor për të luajtur në garat kualifikuese për Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

Stadiumi “Adem Jashari” po bëhet gati që të jetë në shërbim të kampiones, Trepçës ’89, për garat kualifikuese të “Chamionsit” dhe nënkampiones, Prishtinës, për garat kualifikuese të Ligës së Evropës, ndeshje që do të luhen në fund të këtij muaji, shkruan sot Koha Ditore.

Por, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, shpresojnë se stadiumin olimpik do të mundë ta shfrytëzojë edhe përfaqësuesja e Kosovës për ndonjë ndeshje eliminatore.

-Advertisement-

Drejtori i Departamentit të Sportit (DS) në MKRS, Ibër Alaj, ka theksuar se është e mundshme që UEFA-ja t’ia japë lejen Kosovës të luajë në Mitrovicë ndeshjen e muajit shtator kundër Finlandës, në kuadër të eliminatoreve për botërorin “Rusia 2018”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera