Sport

⚽️ Këto janë të gjitha rezultatet e javës së 32-të në Vala Superligë

Autori: Gazeta inFokus 19:09 | 20 May 2017

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së 32-të në Vala Superligë. Drita ka triumfuar në derbi ndaj Gjilanit me golin e vetëm të realizuar nga Përparim Livoreka në fundin e ndeshjes, ndërkohë që Prishtina ka mposhtur kampionin e ri Trepçën ’89 me golin e Mankendas, raporton Gazetasheshi.com.

Portali Gazetasheshi.com ka mbajtur të informuar lexuesit nga të gjitha ndeshjet e ditës së shtunë.

Vala Superliga, Java 32-të:

Gjilani – Drita 0-1

-Advertisement-

-Përfundon ndeshja!
90+7′ Betim Haxhimusa ndëshkohet me karton të kuq pas një përplasje me Nderim Nexhipin.
87′ Goool. Livoreka ka realizuar pas harkimit të Viktor Kukës.
78′ Mundësi fantastike për Haxhimusën i cili parabolon ‘gardianin’ Halimi, por gjuan mbi portë.
70′ Rast ideal për Dritën, por Livoreka nuk shfrytëzon gabimin e Hysenit.
-Fillon pjesa e dytë!

-Përfundon pjesa e parë!
44′ Livoreka harkon brenda zonës por nuk arrinë të godasë Kuka.
28′ Kryeziu gjuan nga largësia, fare pranë portës të Kaçiut.
20′ Hyseni gjuan me kokë pas ndërprerjes, por mbi portë.

-Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Kaçiu, Bekteshi, Hyseni, Arm.Thaçi, Blakçori, Mustafa, Arb.Thaçi, Shabani, Rusi, Haxhimusa, Aliu. Kryetrajner: Arbnor Morina.

Drita: Halimi, Haliti, Kuka, Dragusha, Hashani, Ramadani, Nexhipi, Gashi, Livoreka, Zeneli, Kryeziu. Kryetrajner: Milaim Zuzaku.

Gjyqtarë: Genc Nuza, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Leutrim Mustafa.

Prishtina – Trepça ’89 1-0

-Përfundon ndeshja!

-Përfundon pjesa e parë!
-Goool. Mankenda ka realizuar për të kaluar skuadrën e Prishtinës në epërsi.

-Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Prishtina: Bekaj, Dallku, Leci, Maxhuni, Dumani, Curri, Boshnjaku, Pevqeli, Khalid, Mankenda, Kelmendi. Kryetrajner: Arsim Thaçi.

Trepça ’89: Hajdini, Islami, Izmaku, Lladrovci, Potoku, Jashari, Mustafa, Maloku, Hasani, Hajdari, John. Kryetrajner: Zekerija Ramadani.

Gjyqtarë: Kreshnik Vula, Besnik Morina, Alban Jakupi, Gramos Shala.

Feronikeli – Liria 1-1

-Përfundon ndeshja!
88′ Goool. Mustafa ka barazuar rezultatin.
54′ Goool. Behar Maliqi ka zhbllokuar rezultatin.
-Fillon pjesa e dytë!

-Përfundon pjesa e parë!
-Starton ndeshja!

Gjyqtarë: Burim Jahmurataj, Driton Preniqi, Meriton Berisha, Isak Ceroviku.

Llapi – Drenica 4-1

-Përfundon ndeshja!
87′ Goool. Edon Zeqiri ka realizuar për 4-1.
80′ Goool. Hamdi Namani ka shënuar për 3-1.
74′ Hamdi Namani ka rikthyer epërsinë e skuadrës vendase.
54′ Goool. Kreshnik Uka ka barazuar rezultatin.
47′ Goool. Florim Berbatovci ka realizuar për të kaluar skuadrën vendase në epërsi.
-Fillon pjesa e dytë!

-Përfundon pjesa e parë!
-Starton ndeshja!

Gjyqtarë: Besfort Kosumi, Safet Berisha, Imran Kabashi, Alban Shala.

Besa – Ferizaj 1-0

-Përfundon ndeshja!

-Përfundon pjesa e parë!
20’Gool. Leart Emini ka realizuar nga penaltia.

-Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Besa: Beqiri, Osmani, Prekazi, Elshani, Shabani, Sheqerolli, Dabiqaj, Islaili, Emini, Qorraj, Turku. Kryetrajner: Astrit Imami.

Ferizaj: Miftari, Halimi, Papuqi, Shabani, Tershana, Idrizi, Thaqi, Sadriu, Behluli, Kuka, Ristovski. Kryetrajner: Burim Qerkini.

Gjyqtarë: Fatmir Tahiri, Fatmir Sekiraqa, Bekim Rama, Besnik Batalli.

Hajvalia – Trepça 0-0

-Përfundon ndeshja!

-Përfundon pjesa e parë!

-Starton ndeshja!

Gjyqtarë: Tefik Maloku, Jakup Musolli, Artan Latifi, Ilir Shuleta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera