Sport

⚽️ Këtë e bën vetëm një lojtar që e do klubin me zemër (Video)

Autori: Gazeta inFokus 18:07 | 25 May 2017

Dashurin që ka për klubin madrilen, e tregojnë më së miri lotët që derdhi pas rinovimit të kontratës.

Mesfushori spanjoll, Koke, ditë më parë vazhdoi kontratën me Atletico Madridin deri në vitin 2024.

25 vjeçari u shpreh tejet i lumtur me rinovimin e kontratës dhe pavarësisht ofertave të shumta, sidomos nga Barcelona, nuk dëshiron të largohet edhe për një kohë të gjatë.

Rinovimin me klubin e zemrës, Koke e festoi me lot gëzimi.

-Advertisement-

“Atletico Madrid është klubi i zemrës time dhe jam i nderuar që do të jem pjesë e të ardhmes së kësaj skuadre”, tha Koke i cili falënderoi klubin e familjen e tij mes lotëve, duke treguar kështu dashurin që ka për këtë klub.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera