Sport

⚽️ “Këta tre yje rrezikojnë largimin nga Kosova”

Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 13 June 2017

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll u shokua me lajmin se Besart Berisha është larguar nga ekipi për shkak të trajnerit Albert Bunjaki.

Ismet Munishi, trajneri i njohur kosovar e ka përkrahur vendimin e sulmuesit të Melbourne Victory, por thotë se nuk është i vetmi që do të largohet, pas tij rrezikohen edhe tre lojtarë tjerë.

“E përkrahi Besart Berishen dhe i garantoj se shumë shpejt do të vijë prapë, që do të thotë? Bunjaki duhet te iki sepse ka dështuar në të gjitha aspektet. E paska shpinën shumë të fort po më doket, por me zor nuk shkon. Edhe zogjtë e kanë kuptuar se nuk është për këtë punë. Nuk kemi komoditet ne t’i lëmë lojtarët të largohen një nga një , nesër do te ik Milot Rashica, Bernard Berisha dhe Herolind Shala sepse as ata nuk janë të kënaqur”, ka thënë Munishi për IndeksOnline.

-Advertisement-

I pyetur se cili trajner mund të jetë ideal për ta zëvendësuar Albert Bunjakin në rast se ky i fundit largohet, ai u përgjigj: “Bylbyl Sokoli ose Afrim Toverlani. Të dy kanë qenë trajnerët më të mirë deri tani duhet t’ia japim rastin mendoj unë”, përfundoi ish-trajneri i Dritës.

Përfaqësuesja e Kosovës u mposht 1 me 4 nga Kombëtarja e Turqisë midis “Loro Boriqit”, ndërsa vendimin e Besart Berishës e ka përkrahur edhe mesfushori që luan në Malajzi Liridon Krasniqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera