Sport

⚽️ Këta janë 10-të futbollistët më vlerën më të lartë në treg

Autori: Gazeta inFokus 17:43 | 20 June 2017

Nëse marrim për bazë 10 futbollistët më të shtrenjtë aktualisht në botën e futbollit, atëherë shumica prej tyre, apo mkë saktë shtatë prej tyre luajnë në ligën më të fortë në botë La Liga.

Më poshtë mund t’i lexoni emrat e lojtarëve më të shtrenjtë aktualisht në treg.

Leo Messi: Vlera e tij aktuale në treg është 120 milionë euro, edhe pse shumë vështirë Barcelona do ta kishte shit me këtë shifër kaq të ulët.

-Advertisement-

Cristiano Ronaldo: Po flitet për një largim të tij për 180 milionë euro, por për momentin janë vetëm fjalë, derisa vlera e tij aktuale është 100 milionë euro.

Neymar Jr: Edhe për brazilianin e famshë, vlera aktuale është e njëjtë si të portugezit, saktësisht 100 milionë euro.

Luis Suárez: Është pak më i lirë se treshja e parë MSN, sepse uruguaijani kushton 90 milionë euro.

Robert Lewandowski: Futbollisti i parë që nuk luan në La Liga e që kushton mjaftë shumë. Polaku vlerësohet 80 milionë euro.

Gareth Bale: Kthehemi sërish në Spanjë dhe Real Madrid, aty ky uellsiani kushton 80 milionë euro.

Antoine Griezmann:  Vlera e tij është 80 milionë euro, andaj Atl.Madrid më këtë shifër mund ta liroj.

Paul Pogba: Vitin e kaluar francezi u largua nga Juventusi për 100 milionë euro, ndërsa sot kushton 80 milionë.

Gonzalo Higuaín: Janë vetëm 5 milionë dallim në mes argjentinasit dhe francezit sepse “el pippita” kushton 75 milionë euro.

Toni Kroos: Edhe gjermani ka vlerën e njëjtë prej 75 milionë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera