Sport

⚽️ Katastrofë te Turqia para ndeshjes me Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 11:39 | 10 June 2017

Mediat turke vazhdojnë të shkruajnë për situatën jo të mirë në kampin e kombëtares turke.
Raportet e fundit bëjnë me dije se te skuadra ka përçarje dhe fraksione.

Dënimi i Arda Turan dhe largimi i tij përfundimisht nga kombëtarja turke ka bërë që të revoltohen disa futbollistë të tjerë të cilët madje kanë kërcënuar me largim.

Burak Yilmaz është ylli i radhës që me shumë gjasa nuk do të luaj fare në ndeshjen me Kosovën.

-Advertisement-

Madje Yilmaz do të njoftojë pas ndeshjes pensionimin nga përfaqësuesja turke.

Përzgjedhësi Fatih Terim ua ka hapur dyert e largimit të gjithë të pakënaqurve dhe një gjë të tillë edhe pritet ta bëjnë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera