Sport

⚽️ Juventus – Real Madrid, a do të thotë kjo se ky ekip do ta fitojë finalen?

Autori: Gazeta inFokus 15:47 | 11 May 2017

Real Madrid mund të konsiderohet favorit për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Juventusit.

Juventus-Real Madrid do të jetë finalja e dytë që këto dy skuadra takohen në historinë e Champions Leagues.

Të paktë janë ata që besojnë te triumfi i Juventusit, pasi skuadra bardhezi ka dështuar shpesh herë në finale.

-Advertisement-

Janë plot 8 finale të luajtura nga Juventusi ku skuadra italiane ka arritur të fitojë vetëm 2 trofe, ndërsa në krahun tjetër Real Madrid ka mbërritur 14 herë në finale dhe ka fituar 11 herë këtë kompeticion, transmeton “Albeu.com”.

Një statistikë vërtet e frikshme e “Los Blancos” e cila tregon se sa e vështirë është ta mposhtësh në finale. Pas 19 vitesh, Juventusi do të kërkojë të hakmerret për humbjen 1-0 në finalen e 20 majit të vitit 1998.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera