Sport

⚽️ Ja si ndryshon formacioni i Bayern-it

Autori: Gazeta inFokus 19:09 | 15 June 2017

Katër afrimet e para në merkato të Bayern-it janë tre gjermanë (Niklas Süle, Sebastian Rudy, Serge Gnabry) dhe një francez (Corentin Tolisso).

Kampionët e Bundesligës, duke marrë parasysh faktin se vitin e kaluar vuajtën nga forma e dobët fizike dhe dëmtimet e veteranëve (shtuar këtu largimin e dy të tillëve, Xabi Alonso dhe Philipp Lahm), duan me çdo kusht të freskojnë skuadrën.

Deri tani, me vetëm 15 ditë “zyrtare” të merkatos së verës, gjendja duket mirë, sepse katër lojtarët e transferuar janë të rinj dhe janë nga çdo repart. Edhe pse pritet së paku edhe një blerje e madhe (me shumë mundësi Alexis Sanchez), formacioni i trajnerit Carlo Ancelotti ka pësuar mjaft ndryshime.

-Advertisement-

Si mund të luajë Bayern vitin tjetër

Mbrojtja do të ketë të riun Joshua Kimmich në krah të djathtë (e konfirmuar), kurse qendra e mbrojtjes është tërësisht e paparashikueshme, me katërshen Martinez-Hummels-Süle-Boateng. Mesfusha ka gjithashtu shumë konkurrencë, por pritet që Ancelotti të rikthehet te rreshtimi 4-3-3 dhe Tolisso do të fitojë një vend duke formuar treshen Vidal-Alcantara-Tolisso.

Ofensiva nuk ka më senatorë. Franck Ribery dhe Arjen Robben mund të mos jenë titullarë, ashtu si edhe Thomas Müller, i cili penalizohet nga dinamika që do të marrë skuadra dhe nga sistemi (nuk lejon trekuartist apo sulmues të dytë). Gnabry, nëse nuk do të huazohet, do të fitojë një vend nga e majta, por edhe kjo mund të ndryshojë nëse blihet Sanchez.

Për të krijuar një ide, shihni këtë formacion të ideuar nga “Telesport”!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera