Sport

⚽️ Ja sa para do t’i përfitojnë këto tre skuadra nëse shitet Ronaldo

Autori: Gazeta inFokus 17:16 | 19 June 2017
Largimi i mundshëm i Cristiano Ronaldos nga Real Madrid, ka bërë që skuadra si Manchester United, Sporting Lisbonë dhe Nacional Maderia, që “fërkojnë” duart për të përfituar nga kjo shitje.
Cristiano Ronaldo është emri më i “nxehtë” i ditëve të fundit në tregun e transferimeve, pasi ka shprehur dëshirën për t’u larguar.

Kjo bën që sipas mekanizimit të solidaritetit, rregull kjo e nxjerrë nga FIFA për të mbrojtur skuadrat që kanë ndihmuar lojtarë të rinj, të përfitojnë tre skuadra nga shitja e tij.

Skuadrat që kontribuojnë në zhvillimin e lojtarit deri në moshën 23 vjeçare, u takojnë 5 për qind e shumës së parave të shitjes së tij.

Me këtë rregull, Manchester United, Sporting Lisbonë dhe Nacional Maderia, të përfitojnë 5 përqindshin nga shitja e katër herë fituesit të Topit të Artë.

-Advertisement-

Në këtë rast, Manchster United fiton 2.5 përqindshin e vlerës, Sportingu 2.25 dhe Maderia 0.25 për qind.

Nëse Ronaldo do të shitet për 100 milionë euro, Unitedi do të përfitojë 2,5 milionë euro, Sportingu 2,25 milionë dhe skuadra e tij e para Nacional Maderia, 250 mijë euro

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera