Sport

⚽️ Ish-futbollisti i Vëllaznimit rikthehet në Kosovë, a do të luajë sërish në Superligë?! (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 21 June 2017

Ish-mesfushori i FC Vëllaznimit dhe KF Liria – Prizren, Alban Dylazeka është rikthyer në vendlindjen e tij, në Kosovë.

Ai pas aventurës së tij prej dy viteve në shtetin e Austriak ka vendosur të rikthehet në Kosovë. Dylazeka ka nga viti 2011-2014 ishte pjesë e Vëllaznimit, ku më pas u transferua tek skuadra e njohur prizrenase, Liria e cila në atë botë siguroi plasmanin në Superligë, përcjell sovrani.info

Pasi shkëlqeu në Superligën kosovare, mesfushori gjakovar, Alban Dyzaleka fillimisht ishte në prova në Hungari, për t’u provuar më pas edhe në skuadrën austriake, Amstetten.

-Advertisement-

Fotografia e Alban Dylazeka

Dylazeka arriti t’i tregojë vlerat e tij tek austriakët me të cilët edhe nënshkroi kontratë profesionale. Pas eksperiencës së tij të bukur në Austri ai është kthyer në Kosovë dhe sipas burimeve tona është në bisedime me dy klube të cilat garojnë në Superligë.

Albani ende nuk e ka vendosur klubin e tij të ardhshëm. Mbetet të shihet se ngjyrat e cilit ekip kosovar do t’i mbrojë Dylazeka gjatë edicionit të ardhshëm 2017-2018 në futbollin kosovar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera