Sport

⚽️ “Ibrahimoviçi i ri” prezantohet te Juventusi – FOTO

Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 22 June 2017

Patrik Schick do të përfundojë transferimin e tij prej 25 milionë eurosh nga Sampdoria te Juventusi, pasi arriti në Torino dhe iu nënshtrua testeve mjekësore të enjten.

Sulmuesi 21-vjeçar shënoi 11 gola në 32 ndeshje në Seria A, në sezonin e tij të vetëm me Sampdorian, pasi u bashkua nga Sparta Prague për 4 milionë euro, vitin e kaluar.

Edhe pse ndërkombëtari nga Republika Çeke u kontraktua nga Sampdoria deri në vitin 2020, ai kishte qenë prej kohësh subjekt i interesimit të Juventusit dhe Interit, ndërsa Tottenham ishte i lidhur me të, gjithashtu.

-Advertisement-

Ai kohët e fundit pranoi se një marrëveshje me Juventusin ishte “e mundur” dhe është me të vërtetë i kënaqur që kampionët e Seria A e kanë fituar garën për të nënshkruar me të, pas aktivizimit të një klauzole lirimi në kontratë. Zëvendëspresidenti i Juventusit, Pavel Nedved, e ka krahasuar më parë Schick me Zlatan Ibrahimovicin, megjithëse sulmuesi hodhi poshtë krahasimet me idhullin e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera