Sport

⚽️ Historia interesante e Trajnerit të ri të Kombëtares

Autori: Gazeta inFokus 19:19 | 19 July 2017

Christian Panucci sot edhe zyrtarisht është prezantuar si trajner i Shqipërisë
Trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci ka një histori shumë interesante, ku mrekullisht i kishte shpëtuar vdekjes.

Italiani sot është gjallë, vetëm falë një problemi me një kompani aviacioni, për shkak se i ishte vonuar bagazhi.

Ai në vitin 1996 ishte kapiten i Italisë në Lojërat Olimpike që mbaheshin në Amerikë, por për shkak të një lëndimi i duhej të kthehej në Itali.

-Advertisement-

Ai kishte planifikuar që më 17 korrik të udhëtonte drejt Parisit, por shkaku i vonesës së bagazhit dhe një linje tjetër me Alitalia drejt Milanos, bëri që ai të ndërronte linjën.

Atë ditë më 17 korrik aeroplani TWA Flight 800 u rrëzua dhe 230 njerëz humbën jetën.

Panucci gjatë karrierës së tij kishte luajtur për skuadra të mëdha si Milan, Roma dhe Real Madrid.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera