Sport

⚽️ Gjilani zbulon arsyen interesante pse derbi nuk u shty për të dielen

Autori: Gazeta inFokus 17:53 | 22 May 2017

Derbi i madh ndërmjet Gjilanit dhe Dritës u zhvillua të shtunën, teksa përfundoi me fitore të mysafirëve 0:1.

Paraprakisht, kjo sfidë ishte njoftuar për të dielën, por organet e FFK-së vendosën që kjo dhe duelet tjera të xhiros 32 të Vala Superligës të zhvilloheshin të shtunën.

Gjilani kishte bërë kërkesë që takimi të zhvillohej të dielën, pasi shumë shikues dhe media të huaja ishin përgatitur për të vizutuar stadiumin këtë ditë, por FFK nuk aprovoi këtë kërkesë.

-Advertisement-

Ndërkohë, nëpërmjet faqez zyrtare në Facebook, Gjilani ka bërë të ditur arsyen pse FFK nuk vendosi për ta shtyrë ndeshjen për një ditë.

”Sigurisht qe niveli i shikueshmeris ishte dukshem me i ulet se ndeshjet e kaluara , kjo per faktin se SuperSporti per shkak te transmetimit te Liges Angleze nga ora 17:00 te dielen, percaktoj qe derbi te zhvillohet te shtunen”, shkruhet në faqen e Gjilanit.

Përparim Livoreka vendosi ndeshjen me një gol në minutën 87.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera