⚽️ Gjashtë mallkimet e Realit në finalen e Championsit
Autori: Gazeta inFokus 18:21 | 29 May 2017
Real Madrid duhet të thyej disa mite, nëse dëshiron që të fitojë Ligën e Kampionëve këtë edicion ndaj Juventusit.
Në Cardiff Reali dhe Juventusi shkojnë me disavantazhet dhe avantazhet e veta, por ashtu siç dy trajnerët kanë deklaruar shpesh, finalet e këtij lloji përcaktohen nga detaje të vogla
E pikërisht, bazuar tek ky i fundit gazeta sportive spanjolle, Marca ka sjellë gjashtë “mallkimet” e madrilenëve në këtë finale.
Së pari, që kur Champions League i zuri vendin Kupës së Kampionëve duke ndryshuar edhe formatin, asnjë skuadër nuk ka arritur ta fitojë këtë trofe dy herë radhazi. I pari që e tentoi ishte Milani, që pasi mposhti Barcelonën 4-0 në finalen e 1994, u dorëzua 1-0 përballë Ajaksit një vit më vonë. Vetë Ajaksi e dorëzoi trofeun më pas tek Juventusi dhe këta të fundit tek Dortmundi. Në 2008, Manchester United mposhti Chelsean me penallti, por humbi në finalen pasardhëse 2-0 ndaj Barcelonës.
Së dyti, që kur është themeluar botërori i klubeve, 17 vite më parë, asnjë skuadër nuk ka arritur që në të njëjtin sezon që fiton këtë trofe, të fitojë edhe Ligën e Kampionëve.
Së treti, frika nga ish-ët. Në 2015, dy gola të Moratas dërguan në finale Juventusin dhe e njëjta gjë kishte ndodhur edhe në vitin sezonin 2003-2004, por me protagonist Morientes, që me Monakon eleminoi ish-skuadrën e tij, “Los Blancos”. Në Madrid i tremben përsëritjes së të njëjtit skenar, por këtë herë nga Higuain dhe Khedira, që të dy ish-madrilenë.
Së katërti, një tjetër rastësi…në pesë titujt Champions që ka Reali (shto edhe gjashtë të Kupës së Kampionëve, 11 në total), asnjë nuk është fituar në një vit tek siç është 2017. E shtata është fituar në vitin 1998 ndaj Juventusit, e teta në 2000 kundër Valencias, e nënta në vitin 2002 ndaj Bajer Leverkusen, e 10 dhe e 11-ta kundër Atletikos së Madridit përkatësisht në 2014 dhe 2016.
Së pesti, rregulli i shtatës. Që kur është krijuar formati i ri, çdo shtatë vjet kupa me dy veshë fitohet nga një skuadër italiane, duke nisur nga 1996 e fituar pikërisht nga Juventusi. Në 2003 ishte radha e Milanit, në 2010 ajo e Interit dhe në 2017… për këtë duhet pritur 3 qershori.
Së gjashti, frikë nga ngjyra vjollcë. Me këtë ngjyrë do të jetë “i detyruar” të luajë Reali “mik” në finalen e Kardifit. Kjo është fanela e dytë e skuadrës së Zidane, që nuk i ka sjellë fort fat. Pikërisht me këtë fanelë skuadra “merengues” është mposhtur në Valencia dhe Sevilja dhe në total numri i ndeshjeve të humbura këtë sezon me këtë ngjyrë është 40 përqind.
Të tjera
-
Gërvalla pyetet për kritikat e Osmanit: Jemi në konventën e industrisë së drurit, për të tjerat… flasim
Kryediplomatja Donika Gërvalla ka refuzuar të përgjigjet në lidhje me kritika...
-
Vjosa Osmani do të bëjë përurimin e ambasadës së Kosovës në Kolumbi, Gërvalla: Ndihem e nderuar
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka quajtur rezultat histori...
-
Kryeziu: Bashkëshortja e kryeministrit punon vetëm në institutin norvegjez, jeton midis Oslos dhe Prishtinës
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka mohuar se gruaja e kryeministrit Ku...
-
Ministria e konfirmon se ka arrestime të kosovarëve nga ushtarët serb, presin detaje nga qeveria e Serbisë
Sot u raportua se dy persona nga Podujeva ishin arrestuar të premten nga usht...
-
Këta janë dy të rinjtë që janë arrestuar nga ushtria serbe
Dy të rinj nga Podujeva janë arrestuar nga autoritet serbe, pasi dyshohet se ...
-
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
Se gjumi juaj është prioritet i Comodita Home dëshmohet edhe këtë muaj! Comod...
-
Kurti: Qeveria po lụfton diskriminimin racor, drejt hartimit një ligj i ri
Nën sloganin “Forcë në diversitet – Një shoqëri pa diskriminim racor”, është ...
-
Lushtaku, Kurtit: E keni gjetur vendin të gatshëm, ka ardhur koha që Kosovën me udhëheq njerëzit që kanë kontribuar…!
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, ka ...
-
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi
Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonom...
-
Arrestohet një 56 vjeçar në Kaçanik, ishte i kërkuar për vjedhje të pyllit
Një person është arrestuar sot në Kaçanik. M.I., 56 vjeçar ishte i kërkuar...
-
Kundër dhụnës gjinore, Haxhiu dhe Konjufca thonë se janë forcuar mekanizmat e ligjit
Nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Koordinatores Nacionale Kundër...
-
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Koalicionit AAK-Nisma zyrtarisht i është bashkuar edhe `Lista Ideali’ në kry...