Sport

⚽️ Futbollisti belg e fyen rëndë tenistin kroat (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 28 April 2017

Historitë e basteve në sportin e futbollit nuk kanë të ndalur edhe në europë.

Një skandal ka ndodhur në Belgjikë, ku sulmuesi i Standard Liege Raman Benito ka fyer rëndë tenistin kroat, Ivo Karlovic.

Futbollisti belg kishte luajtur një bastore dhe kishte futur tenisin kroat për ta fituar ndeshjen, por ai e humbi në fund atë.

-Advertisement-

I menjëhershëm ka qenë reagimi sulmuesit 22-vjeçar i cili i shkroi teniserit në instachat duke iu drejtuar me fjalë: “Ti je një p* budalla. Vrapo më shumë për të marr një pikë, ose do të paguash mua 2500 euro t’m*. Ndalu së luajturi tenis, shko në peshkim”.

Teniseri kroat ka reaguar i qetë pas kësaj duke shpërnda foton e bisedës në rrjetet sociale./IndeksOnline/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera