⚽️ Fjalët e Bunjakit për rastin e Xhakës
Autori: Gazeta inFokus 18:52 | 03 June 2017
I pyetur në lidhje me këtë çështje, trajneri i Kosovës, në një prononcim për “Panorama Sport” përgjigjet: “Nuk është çështja ime që të përgjigjem për këtë pyetje. Megjithatë, them që edhe lojtarët duhet të respektojnë vendimet e trajnerit”. I pyetur për faktin se Xhaka ishte nga ata lojtarë që zgjodhi Shqipërinë përpara vendlindjes, Kosovë, dhe Bunjaki përgjigjet:
“Nuk kam shumë njohuri dhe nuk e di se çfarë ka ndodhur. Sa i përket zgjedhjes, si Taulanti apo edhe lojtarët e tjerë, si Berisha, Mavraj etj., nuk kanë pasur më mundësi të luajnë me Kosovën, pasi morën pjesë në Europian. Kështu që ky është një kapitull i mbyllur për ta”.
Si trajner së jashtmi, si e gjykoni faktin që një lojtar kampion i dyfishtë në Zvicër, me minutazh të plotë, të lihet jashtë Kombëtares? “Ka edhe lojtarë apo raste si për shembull në Kombëtaren e Islandës apo kombëtareve të tjera kur lojtarë akoma edhe më të mirë janë lënë jashtë ekipit përfaqësues për shkaqe të ndryshme”, ka thënë trajneri i Kosovës.
Ndërkaq, në lidhje me ndeshjen e radhës që përfaqësuesja kosovare do të luajë ndaj Turqisë, Bunjaki shprehet: “Gjendja është shumë e mirë dhe përgatitjet presim të jenë si zakonisht. Tashmë shumica e futbollistëve janë në Prishtinë. Pjesa më e madhe e tyre kanë qenë aktivë me skuadrat e tyre në fundkampionate, përveç atyre që kanë pasur ndonjë shqetësim fizik.
Normalisht që na duhet kohë për të marrë rezultatet e dëshiruara, sepse janë dy faktorë që domosdoshmërisht kanë ndikuar në paraqitjen tonë. E para nuk kemi pasur fare përvojë si përfaqësuese e po ashtu as futbollistët. Nuk kanë përvojën e duhur sepse shumica prej tyre janë të rinj, por që po piqen. Prandaj ndeshjet që kemi zhvilluar normalisht që kanë pasur efektin e tyre dhe nga ndeshja në ndeshje loja jonë ka ardhur duke u rritur”, ka përfunduar prononcimin e tij Bunjaki.
Të tjera
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka lëshuar një njoftim të rëndës...
-
Jeta Rafuna: Jemi të gjithë bashkë për fitoren e 9-të shkurtit, e vendit të ia kthejmë shpresën me Kryeministrin Lumir Abdixhiku
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jeta Raf...
-
Memli Krasniqi: Me angazhim, besim dhe mbështetje, po ecim drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (131), Memli Krasniqi, ka mbajtur n...
-
Biden bëhet për herë të parë stërgjysh
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, të mërkurën e mori edhe një titull tjetër të...
-
Skena apokaliptike nga Los Angeles: Shihni pasojat e deritanishme të zjạrreve
Zjarret rrethuan Los Anxhelosin këtë të enjte dhe ndërsa situata doli jas...
-
Kriptovalutat: Cilat janë parashikimet e ekspertëve për vitin 2025?
Të gjithë presin të kuptojnë se çfarë do të ndodhë vitin e ardhshëm në tregun...
-
Haradinaj fton diasporën të votojë: Numri fitues është 137
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
“Pranvera e hershme” – Ambasadori gjerman në Kosovë shijon Prizrenin
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, të enjten e kaloi në qytetin e...
-
Ramadani-Maqedoncit: Publikoje letrën që ia keni dërguar KFOR-it
Ish-kryeinspektori i përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bu...
-
Maqedonci e konfirmon letrën, Qeveria Kurti e respekton zotimin për mosdërgimin e FSK-së në Veri pa koordinim
Gjatë ditës së djeshme u raportua se Qeveria e Kosovës ia kishte dërguar KFOR...
-
Ndodh edhe kjo në KEK, Albin Kurti “punëson” një grua për një nga pozitat më të rënda fizike e ku rrezikohet edhe jeta
Si asnjëherë më parë në prag të zgjedhjeve nacionale një numër i madh persona...
-
Kjo është gjendja në pikat kufitare me Kosovën
Është zvogëluar koha e pritjeve në pikat kufitare të Kosovës. Sipas të dhë...