Sport

⚽️ Finalja 2005/2006: Kjo është arsyeja se pse Barcelona vendosi të mos i shënoj më shumë se dy gola Arsenalit

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 06 May 2017

Përkundër të një sezoni tjetër zhgënjyes të Arsenalit këtë sezon, sezoni 2005/2006 ishte mjaft i suksesshëm për klubin londinez.

Njëmbëdhjetë vjet nga finalja e Ligës së Kampionëve, Ronaldinho është rikthyer mbrapa duke e komentuar atë.

Sipas brazilianit, që nga momenti kur Arsenali mbeti me 10 lojtarë ( në minutën e 18-të , u përjashtua portieri Jens Lehman ) ,katalunasit qëllimisht ndalën gazin duke ditur se fitorja ishte e pashmangshme.

-Advertisement-

“Ne kurrë nuk dyshonim se do të fitonim këtë ndeshje” deklaroi Ronaldinho për Mirror, përcjellë Indeksonline.

“Edhe kur ne ishim duke humbur, e dinim se ata ishin me një më pak dhe kjo do t’iu kushtonte” .

“Ne e kuptuam se nuk kishim nevojë të nxitonim, thjesht duhet të luanim lojën tonë. Do të kishte qenë më shumë se 2-1 , por ne e lam me aq, kështuqë Belleti mund të thoshte se ai shënoi golin vendimtar. Ai gol ishte i vetmi i tij për Barcelonën” , përfundoi deklaratën Ronaldinho.

Pa marr parasysh gjitha këtyre, Arsenali provoi se ata mund të shënonin gol dhe nuk duhej nënvlerësuar. Golashënues ishte Campbell.

Për fat të mirë për Ronaldinhon dhe bashkëlojtarët e tij, ata u mbajtën për 10 minuta, për të fituar titullin e dytë të Ligës së Kampionëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera