⚽️ Fadil Vokrri në “Adem Jashari”, shikoni çfarë ndodhi (FOTO)
Autori: Gazeta inFokus
19:47 | 06 June 2017
Në pasditen sotme është ndriçuar stadiumi “Adem Jashari”.
Kjo pasi që presidenti i FFK-së z. Fadil Vokrri i shoqëruar nga nënpresidenti Agim Ademi, anëtari i KE-së Xhelal Broja dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, edhe zyrtarisht ka përuruar ndriçimin duke bërë ndezjen e reflektorëve të këtij stadiumi, i cili është bërë gati për garat ndërkombëtare si stadium i kategorisë së dytë.
Me këtë rast presidenti Vokrri, theksoi se “Ky ishte premtimi ynë se më 6 qershor do ta ndriçojmë stadiumin ‘Adem Jashari’ dhe këtë e bëmë sot. Është një moment i veçantë për të cilin kemi pritur gjatë që të kemi një stadium me ndriçim ku mund të luhen ndeshjet edhe në mbrëmje në kushte shumë më të mira jo vetëm për lojtarë por edhe për shikues. Ky është një investim i FFK-së, ndërsa në ditët e ardhshme shumë shpejt priten të përfundojnë edhe punimet tjera brenda stadiumit investim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Kështu që ky stadium do të jetë i gatshëm për kategorinë e dytë për ndeshjet ndërkombëtare. Në veçanti do t’u shërbejë klubeve tona që këtë vit e kanë fituar të drejtën për garat evropiane”.

T� tjera
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...


































