Sport

⚽️ Eksperti britanik: Këto janë ndeshjet që mund t’iu bëjnë me para

Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 03 May 2017

Eksperti britanik i futbollit, Charlie Nicholas ka dhënë parashikimet e tij për gjysmëfinalen e dytë të Ligës së Kampionëve mes Monacos dhe Juventusit, që luhet sot në Francë, si dhe dy përballjet e Europa League.

Monaco – Juventus

Në një analizë për britaniken “Sky Sport”, ish futbollisti shpreh bindjen se Juventusi do të dalë fitimtar nga sfida e sotme dhe argjentinasi Paolo Dybala do të gjejë rrugën e rrjetës i pari.

-Advertisement-

Fitorja e Juventusit kuotohet rreth 2.5, ndërsa që “Joya” shënon i pari ka koeficient 4.2.

Gjatë ditës së sotme luhet edhe një dy sfidat e para gjysmëfinale të “Europa League”: Ajax – Lyon, ndërsa nesër Celta Vigo – Manchester United.

Ajax – Lyon

Për këtë ndeshje, ish sulmuesi i Arsenalit parashikon që do të fitojnë francezët. Madje ai shkon edhe më tej duke shtuar se Lyon do të fitojë me rezultatin 3-0. Golashënuesi i parë, sipas tij, është Alexandre Lacazette.

Celta Vigo – Manchester United

Për këtë përballje, Charlie mendon se do të shënojnë të dyja skuadrat. Madje, në lupën parashikuese të ekspertit britanik të futbollit, Celta Vigo – Manchester United do të dalë 2-1 me pjesë. Skenar ky me një koeficiente të lartë.

Ish sulmuesi i Skocisë parashikon gjithashtu se do të shënojë sulmuesi spanjoll i Celta-s, Iago Aspas.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera