Sport

⚽️ Dy shqiptarë kundër Real Madrid’it

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 31 May 2017

Kampionët e rinj të Spanjës dhe njëkohësisht kampionët në fuqi të Evropës, në garë për t’u rikonfirmuar gjatë mbrëmjes së 3 qershorit në Kardif, Reali i Madridit, do të ketë përballë në një nga testet miqësore të verës një formacion të përbërë nga 11 “yjet” e kampionatit amerikan të futbollit.

Ndeshja do të luhet më 2 gusht në Çikago. Përzgjedhja e lojtarëve që do të përfaqësojnë “yjet” e MLS-së është në dorën e fansave të futbollit amerikan, të cilët për të votuar duhet të përdorin aplikacionin e kampionatit.

Mes kandidatëve që mund të përzgjidhen janë dhe dy futbollistët shqiptarë që aktivizohen te Kolorado Rapids dhe San Hoze Wrthkuejks, përkatësisht Shkëlzen Gashi dhe Jahmir Hyka.

-Advertisement-

Klubet e tyre kanë filluar “fushatën zgjedhore” teksa i kanë paraqitur si kandidatë mes futbollistëve të tjerë dhe tashmë është në dorën e sportdashësve për të vendosur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera