Sport

⚽️ Dukagjini – Drita, ky fakt është interesant

Autori: Gazeta inFokus 19:48 | 30 May 2017

Dukagjini dhe Drita do të ndeshen të dielën në kuadër të barazhit. Sfida do të zhvillohet në stadiumin ”Riza Lushta” prej orës 16:00.

Për ekipet, ky stadium nuk është i panjohur, pasi e kanë shijuar nga një herë pikërisht në barazh.

Në edicionin 2014/15, Drita kishte eliminuar Flamurtarin në këtë fushë. Ndërkohë, një vit më vonë, Dukagjini ishte mposhtur nga Drenica, shkruan Gazetasheshi.com.

-Advertisement-

Mbetet të shihet nëse ky stadium do të jetë sërish fatlum për gjilanasit, apo klinasit do ta bëjnë për vete.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera