Sport

⚽️ Dueli me Trepçën, kjo i ndodh Gjilanit për herë të parë këtë edicion

Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 26 May 2017

Gjilani sot do të jetë mysafir i Trepçës në ndeshjen hapëse të xhiros së fundit të këtij edicioni në Vala Superligë.

Sfida që nuk ka ndonjë peshë për shkak se Trepça edicionin e ri do të bëjë gara në Ligën e Parë, kurse Gjilani ndodhet në mesin e renditjes, do të jetë e veçantë vetëm për një gjë.

Për herë të parë këtë edicion për gjilanasit nuk do të shkruhet në protokollin zyrtar emri i trajnerit, Arbnor Morina, i operuar ditë më parë. Kësisoj, ekipin do ta drejtojë Afrim Ajdini.

-Advertisement-

Kësisoj, Tahir Batatina i Llapit mbetet ‘timonieri’ i vetëm që ka emrin e shkruar në protokollet zyrtare që nga xhiro e parë deri te e fundit.

Gjithsesi, Morina do t’i kthehet Gjilanit posa shëndeti i tij të përmirësohet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera