⚽️ Dënim i rëndë për Salihin që ia grisi kartonin e kuq gjyqtarit
Autori: Gazeta inFokus 20:02 | 25 May 2017
Federata e Futbollit të Shqipërisë është treguar duar hekurt ndaj Hamdi Salihut.
Ish sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, pati guximin t’i grisë para fytyrës kartonin e kuq gjyqtarit që ndante drejtësinë në ndeshjen Kukësi – Skënderbeu, ndeshje kjo që u fitua nga vendasit 2:0, me ç’rast u shpallën kampion për herë të parë në histori të klubit.
Ndeshja mes Kukësit dhe Skënderbeut, kaloi nëpërmjet shumë episodeve, ku nuk munguan kritikat edhe ndaj gjyqtarit që e drejtoi këtë ndeshje, e cila po cilësohet si ndeshja më e tensionuar e sezonit që po lëmë pas në Shqipëri.
Për grisjen e kartonit të kuq, komisioni disiplinor i FSHF-së, ka vendosur ta pezullojë për 10 ndeshje Hamdi Salihun.
“Lojtari i KF “Skenderbeut” Hamdi Salihi, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes në kundërshtim me etikën sportive, në bazë të nenit 49/1/a) të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti”, thuhet në njoftimin e Federatës Shqiptare të Futbollit
Të tjera
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...