Sport

⚽️ Deklarata lamtumirëse e njeriut që e çoi Shqipërinë në Europian

Autori: Gazeta inFokus 19:11 | 13 June 2017

Gianni De Biasi nuk do të jetë përzgjedhës i Kombëtares shqiptare dhe mund të largohet edhe para skadimit të kontratës në muajin shtator.

Italiani që arriti suksesin më të madh në historinë e futbollit shqiptar, ka konfirmuar se do të largohet nga posti që mban aktualisht.

“Në fund të eliminatoreve nuk do të jem më në stolin e Shqipërisë. Besoj se ka ardhur momenti që të largohem për të kërkuar sfida të reja”, tha De Biasi në konferencë për media.

-Advertisement-

Madje, ai dha shenjë se largimi mund të ndodhë menjëherë, duke mos e pritur as ndeshjet e fundit kualifikuese.

“Jeta është çështje cikli. Ka një fillim, ka dhe një fund dhe vjen një moment kur dikush duhet të zgjedhë rrugën e tij. Nuk është çështje financiare është thjesht çështje cikli. S’ma heq askush dëshirën për të punuar dhe për t’u përfshirë në çështjen shqiptare. Gjithsesi nuk e di nëse do të jem në ndeshjen e ardhshme”, u shpreh ai.

Gjithsesi në fund, De Biasi e cilësoi rrugëtimin e tij me Shqipërinë si më të bukurin e karrierës së tij.

“Përvoja më e bukur e jetës sime, sepse takova njerëz fantastik dhe krijova një ide të bukur mbi shqiptarët. Për fat të keq ka paragjykime për shqiptarët por zbulova diçka tjetër. Në aspektin e punës ishte diçka shumë e bukur sepse arritëm një rezultat të jashtëzakonshëm dhe pata një përvojë ndërkombëtare”.

“Gjithashtu u ndjeva shumë krenar kur mora nënshtetësinë sepse u ndjeva pjesë e juaja. Pavarësisht këtij debati të fundit të pesë humbjeve radhazi, besoj se kemi bërë gjëra të mirë dhe mos harrojmë që kemi qenë deri në vendin e 22-të në Fifa dhe nuk besoj se kjo do të përsëritet shumë shpejt”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera