Sport

⚽️ De Biasi tregon si mund të mposhtet Izraeli

Autori: Gazeta inFokus 20:20 | 10 June 2017
Ndeshja në Izrael pritet të vendosë të ardhmen e Gianni De Biasit në stolin e Shqipërisë.

Një rezultat negativ, të cilit i shtohen edhe zërat e merkatos të klubeve nga Kina, mund të sjellin largimin e teknikut. Me kontratën te kuqezinjtë që i përfundon në Nëntor, 60-vjeçari është i prerë rreth çështjes nëse e ka menduar ndonjëherë rinovimin.

“Jo…”

Një përgjigje që ngre edhe më tepër enigma. De Biasi nuk u shfaq aspak i qetë edhe rreth ecurisë negative të Kombëtares me pesë humbje radhazi, kopromentimin e objektivit për vendin e tretë apo edhe atmosferën brenda ekipit.

-Advertisement-

“Nuk kam thënë që do ta fitojmë ndeshjen. Por, që do të luajmë për të fituar, ashtu si tentuam në Luksemburg, ku luajtëm aq dobët sa humbëm. Nëse paraqitemi përsëri ashtu, do të humbasim edhe këtu. Jeni të kënaqur?! Vendi i tretë? Ka patur shumë raste që Shqipëria është klasifikuar e katërta dhe e pesta. Llogaritë bëhen gjithmonë në fund. Por, ndryshe nga ajo që them në konferencë, më rëndësi ka atmosfera e asaj që skuadra do të tregojë në fushë.”

Këtë të diel në Haifa, trajneri kërkon reagim nga skuadra, për të rikthyer imazhin e skuadrës që u kualifikua në Europian.

“Të gjitha ndeshjet mund ti fitosh. Varet si i interpreton, si i përgatit dhe nëse ke më tepër dëshirë se kundërshtari. Ndeshjet janë të hapura në fillim, më pas gjithçka varet nga kujdesi gjatë lojës, nga mënyra si i shfrytëzon rastet, cilësitë e lojtarëve dhe loja në grup. Këto janë elementët që të ndihmojnë të arrish objektivin. Mënyra e lojës? Ju flisni për numra dhe për skema, por më e rëndësishmja është çfarë interpretojnë lojtarët dhe si e interpretojnë, në mënyrë kolektive apo individuale. Në jetë nëse do të arrish diku, duhet të japësh më të mirën dhe të jesh mbi kundërshtarin. Ajo që kërkoj është një përgjigje, që Shqipëria të luajë si skuadra e dy vjetëve të fundit, duke vendosur në vështirësi ekipe më të mëdha dhe më cilësore.”

Përveç zhgënjimit për disfatën, trajneri e cilësoi testin në Luksemburg si shansin e humbur të disa lojtarëve.

“Janë ndeshje në fund të sezonit, ku na munguan edhe lojtarë të rëndësishëm që erdhën në Stamboll. Gabuam raste të pamundura përpara portës dhe mund ta kishim mbyllur ndeshjen në pjesën e parë, por pësuam dy gola pas gabimeve tona. Ishte ndeshje e keqe, jo vetëm sepse humbëm. Kemi lojtarë që kanë luajtur 50 ndeshje, por edhe futbollistë me vetëm 3 ndeshje. Prisja më tepër nga ata që kanë pasur më pak hapësira aktivizimi. Këtyre të fundit ua dhashë hapësirë dhe ky shans duhej kapur, sepse mundësitë nuk vijnë gjithmonë.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera