Sport

⚽️ Çfarë iu tha Moggi lojtarëve të Partizanit në takimin e parë? (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 18:31 | 27 April 2017

Luciano Moggi edhe zyrtarisht ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me Partizanin e Shqipërisë, ku do të ndihmojë në rolin teknik, organizativ dhe të marketingut.

Ish Drejtori Sportiv i Juventusit, Luciano Moggi tashmë është pjesë e futbollit.

Personazhi më i diskutuar dhe që ka lënë më tepër gjurmë në futbollin italian gjatë dekadave të fundit, firmos zyrtarisht me Partizanin, duke marrë rolin e këshilltarit sportiv i presidentit Demi.

“Jam i kënaqur që sot jam këtu me ju. Nëpërmjet bashkëpunëtorëve të mi kam mjaft informacione për skuadrën dhe lojtarët”, tha fillimisht ai.

-Advertisement-

“Jeni përpara një derbi, këto janë ndeshje ku ju duhet të jepni shpirtin në fushë dhe këtë kërkoj nga ju dhe ta dëgjoj që e keni bërë në përfundim të ndeshjes. Ju uroj përzemërsisht dhe suksese nesër”, ishte kërkesa e Moggit drejtuar futbollistëve të Partizanit me të cilët ka bashkëbiseduar për disa minuta. /Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion

Të tjera