Sport

⚽️ Bunjaku-Berisha, ky është lajmi i fundit

Autori: Gazeta inFokus 00:18 | 13 June 2017
Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, ka reaguar pas deklaratve të Besart Berishës.
Bunjaku ka thënë që Kosova është mbi Besartin dhe mbi të gjithë.

Gjithsesi, përzgjedhësi ka deklaruar që nuk ka marrë ndonjë informim zyrtar deri më tani.

“Nuk kam ndonjë informim zyrtar, as unë as FFK. Ai është vendim i tij dhe e respektoj atë. Kosova është e para. Askush s’mund të jetë mbi të. Ai është një vendim i tij të cilin e respektoj. Si me Besartin si pa Besartin, si me Albertin si pa Albertin, Kosova është mbi të gjitha”, deklaroi Bunjaku për “Ktv”.

“Besarti ka pasur sjellje shumë të mirë. Gjatë bisedës që e kemi pasur me të, ia kemi treguar vendimin tonë, ku ai s’ka qenë i vetmi që ka mbetur jashtë. Ne kemi menduar që ai vendim ka qenë më i miri i mundshëm”, shtoi Bunjaku.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera